Politikë
Ngjyrat kuqezi ndriçojnë Burj Khalifa-n në Dubai, Emiratet nderojnë Pavarësinë e Shqipërisë

Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar këtë mbrëmje me ngjyrat e flamurit shqiptar, në shenjë nderimi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Pamjet i ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë gjest nderimi ndaj Shqipërisë.
“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




