VIDEO/ Zjarri në Lushnje, Balla mbërrin në vendngjarje, situata mbetet kaotike
Ende kaotike është situata në Lushnje, ku një zjarr ka pushtuar një pallat 12 katësh.
Zjarri ka rënë në ambientet e një qendre tregtare dhe është përhapur me shpejtësi, teksa burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në katet e mësipërme kanë mbetur banorë të bllokuar.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka parë nga afër situatën.
“Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, tha më herët Balla në reagimin e tij për zjarrin.
Mdërkohë, disa banorë kanë përfunduar në spital nga asfiksia, teksa zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. /vizionplus.tv




