Eleni Vangjeli 75-vjeçe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli 54 vjeçe, banuese në lagjen 17 në qytetin e Korçës, janë gjetur pa jetë brenda në banesën e tyre.
Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, raporton se kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë gjetur pa jetë nënë dhe bijë brenda në banesë, pasi kanë hapur derën me forcë pas njoftimit që kishin marrë.
Lexo edhe :
Related Posts
Dyshimet janë që kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët.
Vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka vdekur pas saj. Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.
Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.