E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 13 minuta më parë
Video · Kronikë

VIDEO/ Zjarr, kaos dhe njerëz që bërtasin, fëmijë dhe të moshuar të bllokuar në pallatin e përfshirë nga flakët në Lushnje

Situata në pallatin e përfshirë nga flakët në qytetin e Lushnjes është kaotike dhe mjaft e rëndë.

Burime për vizion plus informojnë se aktualisht në pallatin e përfshirë nga flakët kanë mbetur të bllokuar 4 fëmijë dhe disa të moshar.

Ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spital edhe 20 persona të asfiksuar, mes tyre edhe anëtarë të forcave zjarrfikëse.


Zjarri ka rënë në katin e parë të një qendre tregtare, flakët dhe tymi janë përhapur në të gjithë pallatin.

Reklamë

Forcat zjarrfikëse po përqiqen të evakuojnë banorët nga shkallët e makinave zjarrfikëse, pasi nga shkallët e pallatit ëhstë i pamundur evakuimi i tyre.


I pranishëm në vendngjarje ëhstë edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë