Deputeti demokrat Zef Hila është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për afro 40 minuta.
Pas dëshmisë, ai refuzoi të tregonte dosjen për të cilën ishte pyetur, duke thënë vetëm se e kishin thirrur si person që kishte dijeni për një çështje.
Kjo është hera e dytë që Hila paraqitet në Prokurorinë e Posaçme brenda një muaji.
Më herët deputeti ka qenë edhe kryebashkiak i Vaut të Dejës.