Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 3 persona për kultivimin e kanabisit përmes llambave elektrike gjate operacionit te koduar “Pinet” ne Ndroq.
Mes personave të kapur në flagrance janë edhe dy punonjës të OSHEE-së, të cilët kishin bere lidhje elektrike të paligjshme dhe një rafikant.
Ndërkohë janë proceduar penalisht, Kryeplaku i fshatit, Elez Kapllani, punonjësi i komisariatit nr.6, Adrian Malliku, si dhe janë shpallur në kërkim qiramarrësja e banesës, Rudina Xhambazi.
Ajo e kishte marrë me qira banesën bashkë me të arrestuarin në flagrancë, Eriban Daja.
Nga pamjet e operacionit shihet se në shtëpinë në Ndroq ishin kultivuar shumë bimë narkotike. Bëhet fjalë për 247 rrënjë kanabis sativa.
Gjithashtu janë sekuestruar 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese si dhe një shumë prej 120.000 lekë.
Por grupi I trafikanteve merrej edhe me baste sportive te jashtëligjshme. Gjatë kontrollit të uniformave blu janë gjetur edhe programe për vendosjen e basteve.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të shtune, policia e Fierit ka arrestuar edhe 3 persona të shpallur në kërkim, për kultivimin e kanabisi.





