Subscribe

Një tjetër banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike u zbulua nga policia në kryeqytet.

 

E ashtuquajtura “Shtëpi Bari” ishte ngritur në një apartament në rrugën “Ndre Mjeda” nga 38-vjeçari Alban Karapici, i cili u arrestua me akuzën për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

 

Operacioni i koduar “Ndërveprimi” u zhvillua komisariati i policisë numër dy, pas një pune të mirëfilltë hetimore.

 

Ndërkohë u sekuestruan vazo me fidanë kanabisi, 31 llamba elektrike, një sasi prej afro 140 gramë lëndë narkotike e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio Policie, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

 

Gjatë këtij aksioni në pranga përfundoi dhe nipi Emiljano Shullazit, 23-vjeçari Leonardo Zela. Ai u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën e ish parkut.

 

Kjo është e dyta “shtëpi bari” që zbulohet nga policia në kryeqytet. Pak ditë më parë një rast i tillë u godit në Ndroq. Ndërsa më herët edhe në Durrës, korçë, Fier, Fushë Krujë e Shkodër por deh qytete të tjera të vendit janë zbuluar banesa atë përshtatura në laborator droge.

 

Kultivimi i kanabisit me anë të llambave elektrike tashmë duket se po aplikohet edhe në Shqipëri nga grupet kriminale. Fenomen ky, që e ka zanafillën në Spanjë dhe Britaninë e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *