Subscribe

Këto janë pamjet nga vendi ku u hodh trupi i pajetë i 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati. Mediat greke kanë siguruar foto e video nga vendi i krimit, ku 41-vjeçarja shtatëzënë dyshohet se u vra nga partneri i saj. Ky i fundit tanimë është arrestuar, së bashku me mikun e tij, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje.

Në një zonë të shkretë mes Nea Triglia dhe Galatista, ata hodhën trupin e pajetë të gruas shtatzënë 41-vjeçare, e cila rezultonte e humbur që nga nata e ndërrimit të viteve

Lexo edhe :

Related Posts

Protothema.gr shkruan se në ditët e mëparshme partneri i 41-vjeçares ka tentuar të devijojë hetimet e autoriteteve duke thënë se gruaja është zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash, por në kuadër të analizës së pamjeve nga kamerat e zonës, i dashuri i saj dhe shoku i tij janë parë duke dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk. Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-në e gruas./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *