Me valle dhe muzikë, tifozët shqiptarë të veshur kuqezi kanë mbushur rrugët e Dortmundit, pak para ndeshjes me Italinë.

Rreth 5 mijë tifozë shqiptarë do të mbushin në mbrëmjen stadiumin, ndërsa festa ka nisur që tani.

Edhe pse kombëtarja jonë ndodhet në “grupin e ferrit” dhe do të ketë një përballje të vështirë me kampionët ende në fuqi, tifozeria e madhe do të jetë një “armë” e fortë për 11 lojtarët që do të zbresin në fushën e blertë.

Shqipëria do të ketë edhe dy përballje të tjera jo pak të lehta, atë me Kroacinë në datën 19 qershor në orën 15:00 dhe me Spanjën në datën 24 qershor në orën 21:00./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *