Subscribe

Prokuroria e Posaçme kërkoi ditën e djeshme konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të Redjan Rrajës apo familjarëve te tij.

Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë një apartament,  dy garazhe, dy njesi tregtare,  një makinë  “bentley”, një orë dore “roleks” dhe shuma prej 2750 euro.  Mes pasurive që kërkohet konfiskimi është edhe makina tip “Audia” në pronësi të modeles Kejvina Kthella.

Gazetarja Aida Topalli e ftuar në “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se rasti i Kejvinës nuk është i vetmi kur vajza të shoëbizzit janë të lidhura me personazhe të botës së krimit.

Topalli: Një makinë e tillë kap vlerën e 100 mijë eurove apo më shumë sepse bëhet fjalë për një makinë të viteve të fundit. Kejvina Kthella nuk është i vetmi rast i vazjave të showbizzit që kanë marrë para nga krimi. Kemi rastin e Elvana Gjatës. Prokuroria nisi një hetim pasuror pasi pretendohet që kjo e fundit të ketë pastruar paratë e të dashurit, apo ish të dashurit (Ervin Metës.)

Nuk dihet ose kjo shumë ka kaluar në lloagrinë e Elvana Gjatës, por Breçani nuk ka pranuar që t’i marrë këto para. Në fund të ditës po hetohet nga SPAK dhe pretendohet që edhe apartamentet që janë në pronësi të Gjatës apo familjarëve të saj të jenë blerë nga paratë e marra nga Ervin Mata. Nuk dihet deri kur ka çuar para tek Elvana Ervin Mata. Personat e përfshirë në krim përdorin vajzat e showbizzit jo nga dashuria, por për pastrimin e parave të tyre.

A kemi raste të tjera të vazjave  të shoëbizzit që janë të lidhura me personazhe të botës së krimit?

Topalli: Kemi rastin e Suada Sherifit. Ka dy fëmijë me Eldi Dizdarin, një personazh i njohur i botës së krimit. Sherfifi tani është ndarë, por ka bërë një jetë luksoze dhe nuk e di nëse kanë pasur martesë me letra që pasuritë të kenë kaluar në emër të saj.

Gazetarja tregoi edhe një rast tjetër, por pa dhënë detajee.

Topalli: Një personazh i njohur i botës së krimit u martua me vajën e një biznesmeni dhe pastroi para përmes saj. Kjo është e thënë edhe nga një i penduar i drejtësisë. Kësaj vajze pas ndarjes i është kërkuar kthimi i parave dhe pasurive dhe pasi nuk pranoi pati një përplasje mes dy familjeve.  Do të ketë edhe emra të tjerë vajzash të showbizizit, por nuk dihet deri në çfarë faze janë përfshirë me këto grupe të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *