Pamjet që tregojnë ushtarët izraelitë duke shkelmuar dhe goditur me këmbë një punëtor palestinez në një pikë karburanti afër Hebronit u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale. Si pasojë e reagimit të shumë përdoruesve, ushtria izraelite reagoi duke theksuar se ka nisur një hetim për verifikimin dhe identifikimin e ushtarëve në videon virale.

Në veçanti, pamjet tregojnë një ushtar izraelit duke parë kolegun e tij që urdhëron një palestinez në kampin e refugjatëve Faëëar të shtrihet me fytyrë përtokë. Më pas ushtari e godet disa herë palestinezin në mënyrë çnjerëzore.

Ushtari vazhdon të shikojë nga kamera e sigurisë dhe të ngrejë gishtin e mesit. Më pas, shfaqet një ushtar tjetër, i cili shkel në kurrizin e palestinezit për ta kapërcyer. Duke komentuar incidentin, IDF shprehet se “sjellja e ushtarëve në video është shumë problematike dhe në kundërshtim me vlerat e IDF”.

Në reagim u theksuar se incidenti është nën hetim dhe se do të merret një vendim se si të veprohet me personat e përfshirë./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *