VIDEO/ Trump nuk “përmbahet”: Jam president i përjetshëm i amerikanëve

Donald Trump është i pafajshëm.
Senati amerikan votoi për 2 akuzat ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Për abuzimin me pushtetin – 52 senatorë votuan për shfajësimin e presidentit, ndërsa 48 kundër tij. Ndërsa për pengimin e punës së Kongresit, senati votoi me 53 vota për shfajësim e Trump, kundrejt 47 votave kundër, duke e liruar përgjithmonë nga akuzat e demokratëve.
Senati në SHBA udhëhiqet nga shumica republikane e presidentit Trump, dhe shfajësimi i tij ishte paralajmëruar edhe më herët.
Me anë të disa postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale pas votimit, Trump tha se “iniciativa për shkarkimin konfirmoi atë që e dinin të gjithë”.
Madje në një video të shkurtër Trump shfaqet si presidenti i përjetshëm i amerikanëve.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 5, 2020
Iniciativa për shkarkimin e Trump u mor nga Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët që në muajin dhjetor. Sipas tyre, presidenti i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione për rivalin e tij politik, Joe Biden.
Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që është përballur me akuzat e fajësimit nga Senati.




