E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Tërmeti “shkund’ studion, reagimi i aktores së famshme bën xhiron e rrjetit

Dakota Johnson ishte në mes të një interviste për filmin e ri të Marvel ‘ Madame Web ‘ kur një tërmet me magnitudë 4.6 goditi Los Anxhelosin dhe e ndërpreu atë.

Videoja e postuar nga Entertainment Tonight u bë virale dhe u shpërnda në të gjithë rrjetet sociale. Për këtë aktorja reagoi fillimisht duke buzëqeshur në mënyrë të sikletshme dhe pak e frikësuar.

Reklamë

Gazetarja, duke bërë shaka për superheroinën që luan në filmin e ri, e pyeti: “A e bëre këtë?”, për të cilën Johnson u përgjigj: “E bëra?” dhe shtoi: ” Më pëlqen që të gjithë ishim ulur këtu. E mrekullueshme!”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë