Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 March 2026
Vizion fokus

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Lufta kundër Iranit sapo...

Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat e rinj...

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre laburistë për...

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do të aktivizonte...

Shkurti: Protesta kombëtare e 12 marsit e PD, ka...

A ekziston rreziku për të pasur një akt terrorist?...

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë: Janë shumë...

“SHBA dhe Izraeli kanë monitoruar Iranin për dy vite”,...

Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti zbulon strategjinë...

VIDEO/ Stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka në Spanjë

14 Shkurt 18:33

Pasi stuhia “Nils” mori jetën e një gruaje, Spanja po përballet me një valë të re moti të keq, ndërsa stuhia “Oriana” është e radhës që godet Gadishullin Iberik.

Ajo po sjell shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe një rënie të dukshme të temperaturave në pjesën më të madhe të vendit, duke shkaktuar tashmë probleme.

Meteorologët paralajmërojnë për reshje dëbore edhe në lartësi jashtëzakonisht të ulëta dhe për kushte të vështira gjatë fundjavës. Pemët janë shkulur me rrënjë, rrugët janë përmbytur, ndërsa mijëra familje mbeten pa energji elektrike.

Tre persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me motin në Francë dhe Spanjë.

Stuhia  Niels  ka vrarë një person të dytë në  Francë  dhe një grua në  Spanjë, ndërsa stuhia “jashtëzakonisht e rëndë” përfshiu Francën jugperëndimore dhe Katalonjën me erëra të forta, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, dhe vazhdon rrugën e saj drejt Evropës Lindore.

Një burrë që ishte “mbi një shkallë në kopshtin e tij” u vra në Tarn-et-Garonne, në Francën jugperëndimore, tha zëdhënësi i qeverisë franceze Mont Brejon për TF1 këtë mëngjes. Një shofer kamioni u vra dje nga një degë që binte gjatë stuhisë.

Në Spanjë, një grua vdiq pasi çatia e një  depoje industriale u shemb në Barcelonë, në verilindje të vendit, thanë sot autoritetet rajonale. 46-vjeçarja ndërroi jetë nga plagët e saj pasi u dërgua në spital në gjendje kritike, thanë autoritetet katalanase.

Erërat që shoqëronin stuhinë Nils, me shpejtësi  më shumë se 100 kilometra  në orë, goditën Katalonjën dje, duke shkulur pemë, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke ndërprerë trafikun ajror.

Gjashtë persona janë ende në spital në Katalonjë, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas motit të ri të keq, sipas autoriteteve, të cilat i kërkuan popullsisë të qëndronte vigjilente.

Leonardo dhe më pas Marta shkaktoi përmbytje të konsiderueshme dhe evakuimin e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre në Andaluzi, në Spanjën jugore.

Vendi tani pret stuhinë Oriana, e cila pritet të sjellë erëra të forta, si dhe shira të rrëmbyeshëm, borë në disa zona dhe det të trazuar në bregdet.

Spanja, si dhe Portugalia, e cila u godit gjithashtu nga stuhia, janë ndër vendet evropiane më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike, duke u përballur me valë të nxehti gjithnjë e më të gjata dhe episode më të shpeshta dhe intensive të reshjeve të rrëmbyeshme.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
oriana Spanje Stuhia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Lufta kundër Iranit sapo ka filluar

më shumë...

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre laburistë për spiunazh ndaj Kinës

më shumë...

Moti i qëndrueshëm sot në vend, temperaturat deri në 21°C

më shumë...

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do të aktivizonte nenin 5 të NATO-S

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:40

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA: Lufta kundër...

8:24

Pas miratimit në Kuvend, sot betohen ministrat...

8:11

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre...

8:02

Moti i qëndrueshëm sot në vend, temperaturat...

11:19

Eksperti: Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, do...

11:03

Shkurti: Protesta kombëtare e 12 marsit e...

10:43

A ekziston rreziku për të pasur një...

10:37

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër,...

10:30

Lufta në Iran, eksperti qetëson qytetarët shqiptarë:...

10:17

“SHBA dhe Izraeli kanë monitoruar Iranin për...

9:58

Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti...

9:48

Goxhaj: Qytetarët janë marrë peng, në Kuvend...

9:44

Sulmi në Iran, Shkurti: Përplasje titanike mes...

9:36

EMRAT/ Kërcet arma në Shkodër, plagoset 45-vjeçari

9:33

Sherri në Kuvend, Metani: Individi polik është...

9:29

Kaosi në Kuvend, gazetari: S’kemi përfaqësim, deputetët...

9:21

Përplasja në Kuvend, Shkurti: Deputetët nuk kanë...

8:34

“Ky do rraf”, nuk ka paqe mes...

8:21

“Kosova drejt krizës institucionale”, analisti: Rrezikon të...

8:08

“Plani juaj A dështoi”, minsitri iranian sfidon...

Më të klikuarat

  • “Do të ndihen më të sigurt në lidhje me xhepin e tyre&...
  • Grabiti 3 milionë lekë në exchange, del videoja kur autori m...
  • Aleati i Putin sulmon presidentin amerikan, Medvedev: Idiotë...
  • Pse Irani po sulmon vendet arabe? Eksperti zbulon strategjin...
  • Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.