Reshjet e shumta të shiut përmbytën rrugët dhe sheshet e ishullit Hvar të Kroacisë, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbyti disa ndërtesa.

 

Për vetëm një orë, në qytetin Hvar kanë rënë 90 litra shi për metër katror dhe në 24 orët e fundit mbi 120 litra, që është më shumë se sasia mesatare e reshjeve që bien në nëntor.

 

Përveç reshjeve të dendura, problem në Hvar është edhe stuhia e fortë, e cila shkaktoi shumë dëmtime elektronike.

 

“Ishte e tmerrshme. Nuk më kujtohet një stuhi si kjo për një kohë të gjatë në Hvar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *