E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Sportet ekstreme sfidojnë motin e keq në Pogradec

Teksa moti i keq, me erëra të forta dhe reshje të dendura, ka përfshirë Pogradecin gjatë 24 orëve të fundit, disa të apasionuar pas sporteve ekstreme shfrytëzojnë kushtet e vështira për të ushtruar pasionin e tyre.

Ilir Tasellari, një sportist i njohur për dashurinë e tij ndaj kitesurfing-ut, ka sfiduar dallgët dhe erërat e forta të liqenit për të praktikuar këtë sport ujor.

Era e fortë ka krijuar kushtet ideale për kitesurfing, edhe pse jemi në kulmin e dimrit.

Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira, sportistë si Tasellari tregojnë se pasioni për sportet ekstreme nuk njeh kufij.

Kitesurfing-u është duke u kthyer në një atraksion unik edhe gjatë dimrit në zonën e Pogradecit, duke ofruar një pamje spektakolare për kalimtarët dhe vizitorët./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë