Një 42-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili ishte arratisur nga burgu prej janarit të vitit 2020, është arrestuar nga autoritetet helene, pasi në bashkëpunim me një 58-vjeçar grek, grabitën një bankë në zonën Peristeri të Athinës.

 

Mediat helene kanë publikuar momentin kur shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, shkon tek arkëtari, dhe duke kërcënuar punonjësit me armë, merr të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

 

Arratisja e tyre nuk zgjati shumë, pasi policia greke bëri të mundur kapjen dhe prangosjen e tyre.

 

 

Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku ishte dënuar për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *