Një shofer u kap në shkelje të semaforit. Shtetasi me inicialet P. B. u fut me të kuqe, por ky rast u evidentua nga Policia Rrugore e Tiranës, e cila po monitoronte rrugën me mjete të paloguara.

 

Në videon e shpërndarë nga policia, duket momenti kur shoferi tenton të korruptojë efektivin me 20 mijë lekë të vjetër, por polici ia refuzon. Ai i kërkon të fikë makinën dhe më pas vihet në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *