E shtunë, 10 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Shoferi drejton makinën me shpejtësi dhe përfundon mbi trotuar, përplas nënën dhe foshnjën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli pasditen e së shtunës, kur nëna së bashku me foshnjën e saj u përplasën nga një makinë teksa ecnin në trotuar.

Sipas mediave britanike që publikuan videon e ngjarjes, gruaja ishte duke ecur dhe duke shtyrë karrocën me foshnjën në trotuarin e rrugës Warwick, Solihull rreth orës 16:00, kur papritmas pa një makinë që po vinte drejt saj.

Reklamë

Pamjet tregojnë Peugeot-in duke ecur me shpejtësi në trotuar drejt gruas në karrocë.

Më pas përplaset në një shtyllë dhe rrokulliset pikërisht përpara gruas dhe foshnjës së saj.

Fatmirësisht nëna dhe foshnja nuk u lëndian.

Siç raporton BBC, drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe po hetohet nga autoritetet lokale për rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë