Shëmbet ndërtësa para Arenës Kombëtare te sheshi “Italia”.

Godina 4-katëshe ishte ndërtuar  para disa vitesh në hapësirë publike, dhe në të ishin vendosu disa biznese, bar kafe, restorante, dhe fast-food.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se tashmë tashmë sheshi “Italia” hapet plotësisht në funksion të qytetarëve.

 

“Çibani i fundit! Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare. Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famekeq  TiranaNukNdalet”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

 

Video e prishjes se objektit, postuar nga Veliaj:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *