Një zjarr ka rënë rreth orës 11:30 në një banesë dykatëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat.
Zjarri i rënë në vilën në pronësi të shtetasit Gentjan Palla është shkaktuar nga rrjedhja e një bombule gazi 5 litroshe.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse, që bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.
Pas fikjes së zjarrit, forcat zjarrëfikëse konstatuar se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i bombulës së gazit 5 litërshe, që ndodhej në një nga dhomat e katit të parë të vilës dy katëshe,që përdorej si dhomë gatimi.
Si pasojë ë rënies së zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale, është djegur një nga dhomat e katit të parë të shtëpisë./vizionplus.tv/





