Subscribe

Për të dytën herë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për shpërdorim të parave të buxhetit për të udhëtuar për arsyet e tij personale në Gjermani.

Pasi deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri doli përësi para mediave me akuzën se Edi Rama nuk bëri transparencë për udhëtimin e pretenduar nga PD me charter në Bavari, që vetëm karbuaranti i kushton 120 mijë euro, kryeministri sqaron.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Fakti qe kam dalë në fotografi pranë resortit legjendar bashkë me gazetaren e njohur gjermane Gisela Freisinger, nuk do të thotë se kam qëndruar aty. Jo, unë kam qëndruar me familjen në qytet, në Mynih dhe kam kaluar një orë në zonën e Tegernsee me gazetaren, për rubrikën e saj të njohur me personalitete të ftuara për një bashkëbisedim në natyre. Kështu që në vend se të shkoni deri tek llixhat e carëve e të perandoreshave, gjeni një përkthyes e mos shikoni vetëm fotografitë. Kush më dëgjoi dhe deshi të dëgjonte, dëgjoi qartë se shpjegova se kam udhëtuar në Mynih me një bilete ekonomike 345 euro të kompanisë Lufthana, së bashku me gruan dhe djalin e vogël.Unë e thashë shumë qartë, edhe se si, edhe me kë kam udhëtuar. Madje shpjegova dhe aritmetikën e 120 mijë eurove karburant për një fluturim, në bazë të formulës 1958 karrige, për 5004 delegate të ulur me dorën lart.

 

Përveç udhëtimit në Mynih dhe qëndrimit të tij në një nga resortet tejet të kushtueshme atje, Partia Demokratike akuzon kryeministrin për një tjetër udhëtim me charter, por këtë herë drejt Suedisë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Po tani Suedia ku hyn këtu? Çfarë lidhje ka një udhëtim në Suedi me një intervistë në Mynih? Jo, unë nuk kam udhëtuar në drejtim të Suedisë! Sidoqoftë, çështja e pagesës së këtij udhëtimi imagjinar nuk duhet lënë pa u zbardhur. Prandaj duhet pyetur urgjent ai qe uli 5004 delegatë imagjinarë në 1958 vendet reale të Pallatit te Kongreseve!8 vite fluturime herë 5 humbje, shumëzim për 7 dyer të blinduara, herë 7 brava, pjesëtim për 42 vare, bëjnë një teneqe të ndarë në dysh që u duhet varur në qafë nga demokratët e arsyeshëm shqiptarë, të dy të marrëve që kanë marrë peng Partinë Demokratike për interesat e pazaret e tyre krejt personale.

 

 

Në të dyja denoncimet e partisë demokratike, ka patur vetëm pyetje për kryeministrin për udhëtimet e pretenduara, por asnjë provë që të faktojë nëse ato kanë ndodhur vërtetë, sikundër thotë opozita.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *