E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Qëllohet me armë futbollisti i Fenerbahçes, momenti i sulmit

Serhat Akin, ish-sulmuesit i Turqisë dhe Fenerbahçes, u qëllua dhe u plagos në lagjen Beykoz të Stambollit të mërkurën në mbrëmje, njoftuan autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kavacik në rrugën Şehit Tegmen Ali Yılmaz.

Reklamë

Ish-futbollisti ka pësuar lëndime në këmbë gjatë sulmit.

Shërbimet e urgjencës e transportuan menjëherë Akinin në një spital privat në Atasehir për trajtim mjekësor.

Burime spitalore më vonë konfirmuan se gjendja e tij ishte stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Akin menjëherë pas incidentit postoi në mediat sociale një fotografi të tij.

“Ata më qëlluan në këmbë”, shkroi ai në X.

Motivi i sulmit nuk dihet ende.

Akin, i cili gëzoi një karrierë të suksesshme duke luajtur për klube të ndryshme duke përfshirë Fenerbahce, Anderlecht dhe Kombëtaren Turke, ka mbetur një figurë e shquar në futbollin turk si komentator.

Autoritetet e rendit kanë nisur një hetim të menjëhershëm për të shtënat.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Bejkozit gjithashtu ka nisur një hetim zyrtar për incidentin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë