E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Bota

VIDEO/ Protesta në Beograd, qytetarët tentojnë të hyjnë me dhunë në Bashki, ndalen nga policia

Mijëra qytetarë dhe simpatizantë të opozitës serbe kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Beograd, pasi nuk janë dakord me rezultatin e zgjedhjeve.

Protestuesit kanë kërkuar të hyjnë me dhunë në Bashkinë e Beogradit, por aty janë ndalur nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Reklamë


Opozita serbe ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa reagime të forta ka pasur edhe nga faktorët ndërkombëtarë që kanë konstatuar shkelje në proces.

Nga ana tjetër Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, partia e të cilit fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme, i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë