E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Video- Policia publikon pamjet me dron/ Kush nuk respekton këmbësorët ndëshkohet me gjobë

Policia ka publikuar një video me dron nga Tirana, ku shihen mjetet që nuk kanë respektuar përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha.

 

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se kushdo që nuk respekton këmbësorët do të gjobitet.

 

Reklamë

Njoftimi i Policisë:

 

Tiranë Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë