E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Policët arrestojnë me forcë këngëtaren, drejtonte makinën me targa diplomatike të rreme

Një këngëtare latine u tërhoq zvarrë nga automjeti i saj dhe u arrestua të martën pasi u kap duke drejtuar makinën me targa diplomatike fallco. Kjo ngjarje ndodhi pak para se të arrestohej edhe partneri i saj, me të njëjtën akuzë.

Cecilia Selina Mercado, 32 vjeçe, e cila performon me emrin skenik Sessi, u nxorr me forcë nga makina e saj Audi Q5.

Kur policia e Sunny Isles Beach i kërkoi këngëtares të jepte patentën e shoferit, ajo i dorëzoi pasaportën e saj dhe pretendoi se kishte ‘imunitet’.

“Ju lutemi sillni mbikëqyrësin tuaj tani, po hyni brenda automjetit tonë, ndihem i kërcënuar!” dëgjohet të bërtasë pasagjeri Scott Huss, i cili regjistroi videon./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë