E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Video/ Plazhe të mbipopulluara, anglezët “moskokëçarës” ndaj rrezikut nga COVID

E enjtja ishte dita më e ngrohtë e vitit deri më tani në Britaninë e Madhe, e për pasojë mijëra njerëz u grumbulluan në plazhin Bournemouth në Angli.

Ministrat kanë paralajmëruar se plazhet në Mbretërinë e Bashkuar mund të mbyllen nëse të infektuarit vijojnë të rriten. Kryeministri Boris Johnson u shpreh se në disa vende njerëzit “nuk po e respektojnë distancimin shoqëror”.

Reklamë

“Ju mund të mendoni se jeni të pavdekshëm dhe të paprekshëm. Ka shumë të ngjarë që kjo mund të rezultojë e vërtetë nëse jeni i ri. Mirëpo, virusi që mbani mund të vrasë më të moshuarit. Jemi akoma të rrezikuar.”

Kryeministri foli pas deklaratës së OBSH-së, ku pohoi se Evropa ka parë një rritje të rasteve javore të Covid-19 për herë të parë, pasi lehtësimit të kufizimeve.

Drejtori i Këshillit për Shëndetin Publik, Sam Crwëe është gjithshtu i shqetësuar në lidhje me rrezikun e transmetimit të koronavirusit në mjedise të mbyllura. Gjashtë javë më parë, kur kryeministri njoftoi hapat e parë të zhbllokimit, numri i infeksioneve të diagnostikuara rishtazi ishte rreth 4 mijë në ditë. Këto shifra kanë rënë me tre të katërtat.

Pamjet nga Bournemouth tregojnë plazhe që janë të tejmbushur me njerëz, duke rrezikuar transmetimin e virusit.

Ekspertët dhe zyrtarët e shtetit janë tronditur nga këto pamje, duke e konsideruar një “incident të madh”.

Kryetar i Këshillit në Bournemouth, Vikki Slade u shpreh se: “Papërgjegjësia e qyetatërve është tronditëse. Kemi bërë përpjekje me të gjitha kapacitetet tona për të mbajtur njerëzit e sigurt, por ka qenë e pamundur dhe nuk na mbetet tjetër veçse të fillojmë të reagojmë urgjentisht”.

Policia raportoi disa incidente, si përleshje të dhunshme mes të rinjve dhe përplasje me thika.

Vazhdo të lexosh

Reklamë