E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Përmbytje masive ne Sicili, rrugët kthehen në lumenj, evakuohen banorët

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në rajonin e Messinës në Sicili.

Rrugët u kthyen në lumenj të rrëmbyer, ndërsa makina të shumta u rrëmbyen nga vërshimet e ujit.

Reklamë

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mbi 100 operacione shpëtimi, duke përdorur mjete speciale për të evakuuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.

Autoritetet raportojnë se brenda vetëm katër orësh ka rënë sasia e reshjeve që zakonisht bie për një muaj, duke bërë që sistemet e kullimit të mos përballojnë prurjet masive.

Moti i keq ka prekur edhe rajonin fqinj të Kalabrisë, ku kryetari i bashkisë së Catanzaros, Nicola Fiorita, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë