Partia Demokratike ka publikuar një video ndërsa ngre akuza ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha.

 

Në reagimin e PD, thuhet se Berishës sa më shumë i shtohen hallet aq më shumë i shton mashtrimet. Sipas PD, sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën.

 

“Dite e re, mashtrim i ri.
Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

 

Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner.

 

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *