E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Panik në ajër! Avioni bën ulje të detyruar, një nga motorët merr flakë

Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që shpërtheu në motor gjatë fluturimit.

Menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Newark në New Jersy, avioni mori flakë për shkak të hyrjes së zogjve në motor.

Dëshmitarët okularë thanë për Fox News se dëgjuan një shpërthim të fortë para zjarrit. Avioni bëri një ulje emergjente në aeroport, dhe fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.


Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha në një deklaratë se avioni, i cili ishte nisur për në Indianapolis, u kthye në aeroport rreth orës 8 të mëngjesit. Një zëdhënës tha për Associated Press se trafiku ajror u ndal për pak kohë si masë paraprake, por operacionet rifilluan pak më vonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë