E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Nëna e Diogo e Andre Silvës dhe bashkëshortja e Jotës shpërthejnë në lot pasi identifikojnë trupat e dy ish-futbollistëve

Autoritetet spanjolle e kishin të pamundur për të identifikuar dy trupat e vëllezërve futbollistë Diogo dhe Andre Silva që u dogjën së bashku me Lamborghinin ku udhëtonin.

Për këtë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore në Zamora, u kërkua ndihma e familjarëve.

Nëna e dy të rinjve dhe bashkëshortja e Diogos identifikuan trupat e viktimave si dhe sendet personale të mbetur pa djegur në makinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja ato dolën të shkatërruara nga morgu, me lot në sy. Së bashku me to ishte edhe Jorge Mendes, agjenti i futbollistit të Liverpool, Jota.

Qeveria Rajonale e Castile dhe Leon aktivizoi protokollin e mbështetjes psikologjike për të ndihmuar familjet e lojtarëve, siç është zakon në raste të tilla tragjike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë