E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Momenti heroik, këngëtari i famshëm shpëton gruan që po hidhej nga ura

Jon Bon Jovi parandaloi një tragjedi në Nashville. Teksa po xhironte videoklipin e tij të ri, një gura si duket në gjendje të rëndë të shëndetit mendorë ka tentuar të hidhet nga ura.

Ishtë këngëtari ai i cili arriti ta bindë gruan të ndërrojë mendje, duke folur më të.

“Duhet të gjithë ne të ndihmojmë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt,” tha shefi i policisë John Drake në një deklaratë të shkurtër në X.

Policia publikoi videon e sigurisë të ndërveprimit, në të cilën gruaja mbahet në barrierat anësore ndërsa qëndron në rrezik. Pasi afrohet dhe flet për rreth një minut me të, Bon Jovi dhe një bashkëpuntore e tij e shpëtojnë gruan dhe e ndihmojnë atë të kthehet në vendkalimin e këmbësorëve.

Reklamë

Si nëpër filma, kjo situatë mbyllet me një përqafim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë