E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Mjegulla mbulon juglindjen, policia apel për kujdes në rrugë

Mjegulla e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm një pjesë të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Zona më e prekur ka qenë aksi Libonik-Petrush, ku dukshmëria e kufizuar ka ndikuar në lëvizjen e mjeteve.

Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto kushte atmosferike.

Falë masave të marra dhe vigjilencës së drejtuesve të mjeteve, deri më tani nuk janë raportuar aksidente.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë