E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Me lot në sy dhe britma gëzimi, pamje prekëse nga bisedat e para të pengjeve të liruar me familjarët e tyre

Momente tepër emocionale po përjetojnë familjet e 20 pengjeve që u liruan nga Hamasi pas 738 ditësh robërie në Rripin e Gazës.

Pamjet nga bisedat e para telefonike mes të liruarve dhe të afërmve të tyre janë tronditëse, duke reflektuar intensitetin e emocioneve pas më shumë se dy vitesh ndarjeje dhe pasigurie.

Një nga rastet më prekëse është ai i nënës së Rom Braslavski, e cila e pa të birin për herë të parë pas dy vitesh dhe shpërtheu në lot dhe britma gëzimi.

“Po të dua shumë, po kthehesh në shtëpi, lufta mbaroi”, i tha në telefon nëna e Matar Angrist, një tjetër peng i liruar pas 738 ditësh.

Reklamë

“Çdo gjë është mirë, qetësohu”, ishin fjalët e para të Elkanah Robot drejtuar nënës së tij, duke u përpjekur ta qetësonte pas dy vitesh makthi në duart e Hamasit.

Megjithatë, në të gjitha komunikimet e para, ishin të pranishëm edhe forca të Hamasit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë