Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm.
Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e Gjykatës me një bastun në dorë.
Lexo edhe :
Related Posts
Nuk dihet nëse deputetja ka ndonjë problem shëndetësor që e ka detyruar të ecë me bastun.
E pyetur nga gazetarët nëse është lënduar, ajo nuk ka pranuar të flasë dhe të tregojë se çfarë i ka ndodhur, por u përgjigj shkurt “jo”.
Kryemadhi shoqërohej nga avokati i saj Redi Llanaj. Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave.
/vizionplus.tv






