Nëntë persona humbën jetën dhe 1050 u plagosën pas tërmetit magnitudë 7.4 Rihter që goditi Tajvanin më 3 prill, më i forti në vend në 25 vjet.

Rreth 52 persona janë ende të zhdukur. Më shumë se 300 pasgoditje janë regjistruar në ishull dhe qeveria ka paralajmëruar banorët për mundësinë e rrëshqitjeve të dheut ose rrëshqitjes së gurëve.

Megjithatë, një video është bërë virale nga momenti i tërmetit. Mamitë në një matenitet luftojnë për të mbrojtur të sapolindurit.

Krevat e vogla të foshnjave tunden, ndërsa toka dridhet. Megjithatë, mamitë bëjnë përpjekje mbinjerëzore për t’i mbajtur ato të qëndrueshme, duke i përqafuar të gjitha bashkë për aq kohë sa zgjat tërmeti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Rreth 15 të porsalindur ishin në zonë në atë kohë dhe, sipas të dhënave të spitalit, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *