Ky është momenti kur makina, me të cilën udhëtonin katër të rinj, përfshihet nga flakët pas përplasies me një betoniere.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 në Fushë-Prezë.
Lexo edhe :
Related Posts
Fatkeqësisht nga aksidenti humbën jetën katër të rinjtë, Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç.
Të rinjtë u dogjën brenda mjetit, i cili u shkrumbua totalisht.
Siç mësoi më herët gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, pranë vendit të aksidentit, në afërsi të një karburanti ndodhet një biznes që prodhon beton.
Betonierja e drejtuar nga 24-vjeçari, Aleksandër Krrashi, pasi ishte mbushur, ka dalë në rrugë dhe është nisur në drejtim të Fushë Krujës.
Nuk ka lëvizur më shumë se 20 metra kur ka ndodhur përplasja fatale.
Makina me 4 të rinjtë ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë nga ana e Vorës dhe e ka goditur nga prapa betonieren, dhe menjëherë ka shpërthyer në flakë pasi “Benzi” ka qenë me gaz-benzinë.
Pritet ekspertiza e ekspertëve për të përcaktuar shpejtësinë që ka patur mjeti me 4 të rinjtë.
Në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, çka tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare dhe më pas ka përplasur nga pas betonieren.
Nga ana tjetër drejtuesi i betonieres nuk ka patentë për të drejtuar mjete të tonazhit të rëndë (betoniere).
Ekspertët presin gjithashtu përgjigjen nga mjekësia ligjore për të parë nëse të rinjtë kanë qënë nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike./vizionplus.tv








