Situata në byppasin e Murrizit vijon të jetë e rënduar. Dhjetra makina kanë mbetur të bllokuar ose kanë rënë në kanale.
Veç automjeteve private ka edhe mjete të transportit publik ku kanë si pasagjer, fëmijë gra e të moshuar.
Drejtuesit e mjeteve thonë se prej 6 orësh kanë mbetur të bllokuar, ndërsa borëpastrueset nuk kanë arritur të hapin qarkullimin.
Shumë pasagjer janë kthyer pas ose kanë ecur në këmbë në bypass dhe tjetër makinë ka dalë e i ka transportuar për në destinacion.
Reshjet e borës vijojnë ndërsa ka nisur ngrica në rrugë.
Policia ma bllokuar dy anët e bypassit per të mos lejuar të tjera automjete të futen, ndërsa alternativa e vetme është rruga e vjetër Milot – Burrel – Klos – Bulqizë





