E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Incident në një Qendër Numërimi në Kashar, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Një incident është regjistruar sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të Votave në Kashar, ku kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) është goditur me grusht.

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve, duke krijuar një situatë të tensionuar që solli ndërprerjen e menjëhershme të numërimit të votave.

Sekretari i KZAZ, Remzi Memedi, ka denoncuar një vëzhgues të kandidatit Orlando Rakipi si shkaktar të konfliktit, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me një votë të kontestuar. Ai është drejtuar në komisariat për të bërë kallëzim zyrtar për incidentin.

Autoritetet pritet të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masat për të siguruar vijimin normal të procesit zgjedhor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë