E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ I riu tenton të rrëmbejë 5-vjeçarin në mes të ditës, momenti kur nëna shpëton djalin

Mediat e huaja kanë publikuar një video, ku një i ri del nga makina e parkuar në Hillside Avenue në lagjen e New York City, dhe rrëmben një djalë 5-vjeçar, teksa ky i fundit po ecte në trotuar. Fatmirësisht, ai arriti të shpëtonte falë nënës së tij, e cila vrapoi menjëherë drejt makinës së rrëmbyesit, duke e tërhequr të birin përmes dritares së mjetit.

 

Në një intervistë, mamaja e të miturit, Dias Lopez tha se ajo dhe fëmijët e saj ishin rrugës për të vizituar babanë e tyre, kur burri doli nga makina dhe vrapoi tek ata.

 

Hetuesit deklaruan se nuk ka prova që të dyshuarit e njihnin nënën e djalit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë