Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kretë, ku një makinë e drejtuar nga një shofer i dehur ka përplasur dy persoan në rrugë, njëri prej tyre me origjinë shqiptare.

Mediat helene raportojnë se shoferi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë.

“Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, është ngjitur në trotuar, ka përplasur dy këmbësorë dhe më pas ka përplasur dy makina të parkuara, e ka përfunduar duke thyer xhamin e dyqanit”, shkruajnë mediat fqinje.

Të plagosur kanë mbetur një 37-vjeçar palestinez dhe shqiptari 58-vjeçar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e të plagosurve, siç u bë e ditur është jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre ka lëndime të rënda, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe është arrestuar drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *