Janë publikuar pamjet e para nga ekstradimi i Laert Haxhiut drejt Shqipërisë, pasi Greqia dha miratimin.

Haxhiu është shoqëruar nga forcat RENEA, teksa dëgjohet duke thënë që mediat të largojnë kamerat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Lidhur me ekstradimin ka reaguar edhe ministri Taulant Balla, i cili ka falenderuar autoritetet greke dhe Policinë e Shtetit.

“Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar”, është shprehur Balla.

Haxhiu akuzohet për masakrën e Lushnjes në shtator 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Shënjestër e atentatit, sipas SPAK, ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili mundi të shpëtonte.

31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *