E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Greqia përballet me flakët, zjarrfikësit shpëtojnë një qen nga një shtëpi që po digjej

Greqia po përballet prej disa ditësh me zjarret, teksa deri tani raportohet se një person ka humbur jetën.

Përpjekja e policisë për të shpëtuar dhe larguar banorët dhe kafshët nga zonat e djegura të Atikës është e madhe.

Këtë e tregon edhe videoja ku shihet se policët nxjerrin një qen nga një shtëpi, ndërkohë që flakët po digjnin çdo gjë.

Ndërkohë, në ndihmë të Greqisë kanë ardhur vendet europiane, një ndër to franca, e cila pritet të dërgojë ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarreve. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë