E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Video- Gazetari në raportim live kur dridhet toka dhe ndërtesa/ “Rrëmben” fëmijën në krah dhe largohet

Turqia u trondit sërish nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa vetëm pak minuta më parë, rreth orës 11:24, është shënuar një tërmet 7.7 ballë. Më pas janë regjistruar disa lëkundje, mbi 6.5 ballë të shkallës rihter.

 

Reklamë

Momenti është regjistruar nga kamerat, ndërsa siç shihet në këto pamje, një gazetar turk ka qenë në transmetim “live” në momentin e goditjes së fortë.

 

Reklamë

Në video ai shihet duke i dhënë ndihmë edhe një nëne me fëmijë, ku të tmerruar, ai merr një prej të miturve në krah dhe e largon disa metra më tutje.

 

Në pamjet e rënda shihen një grup njerëzish që vrapojnë dhe bërtasin nga paniku.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë