Kaos i vërtet në futbollin turk. Kampionati është ndërprerë pa afat pas skenave të pabesueshme të dhunës kundrejt gjyqtarit të njohur Halil Meler në sfidën mes Ankaragucu dhe Rizespor. Gjithçka ka ndodhur menjëherë pas vërshëllimës së Meler që i dha fund sfidës së mbyllur në barazim 1 me 1.
Golin e barazimit Ankaragucu e mori në minutën e 97 dhe kjo e tërboi presidentin e ekipit vendas Faruk Koca, i cili zbriti në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë arbitrin e njohur 37-vjeçar. Jo vetëm kaq, por pasi përfundoi në tokë fill pas goditjes nga Presidenti, Halil Meler u qëllua me shkelma nga dy persona të tjerë, pjesëtarë të stafit të klubit të superligës turke.
Pas dhunës dhe ndërhyrjes së forcave të sigurisë, treshja e gjyqtari pati probleme me futjen në dhomat e zhveshjes, pasi tifozët qëlluan me sende të forta. Meler, gjyqtar i Uefa dhe ndër më të mirët në Turqi u shtrua menjëherë në spital me hematoma të konsiderueshme në fytyrë dhe kokë. Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaja, njoftoi arrestimin e tre dhunuesve, mes tyre edhe të presidentit të klubit nga Ankaraja.
I menjëhershëm edhe reagimi i Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, i cili dënoi sulmin ndaj Meler dhe shkroi se nuk do të lejohet kurrsesi që dhuna të jetë pjesë e sportit turk. Partia e Erdogan nisi procedurat e përjashtimit të Faruk Koca, duke qenë se Presidenti i Angaragucu ka qenë dy herë deputet i parlamentit turk i zgjedhur nën siglën e Partisë Konservatore Islamike në vitet 2002 dhe 2007./vizionplus.tv/
Ankaragücü president runs onto the field after the Rizespor game and punches referee Umut Meler in the face pic.twitter.com/eoyHm98NO6
— Turkish Football (@Turkish_Futbol1) December 11, 2023

Atje ndërhynë lojtarë të tjerë, trajnerët dhe sigurimi që ndaluan sulmin e mëtejshëm mbi Meler. Ky i fundit u shtri në fushë duke mbuluar kokën me duar për të mos pësuar të tjera dëmtime.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se Koca ndodhet në spital tashmë ku ruhet me forca sigurie. Pas procedurave mjekësore ai do të shoqërohet në polici.
Koca është i njohur në Turqi pasi ka shërbyer edhe si politikan. Pas incidentit, Federata turke e Futbollit ka thërritur një takim të jashtëzakonshëm.





