Gjyshi Martin Canit ka folur nga protesta e zhvilluar për të. Ai kërkoi që drejtësia të vihet në vend. Më tej gjyshi i 14-vjeçarit shtoi se familja Cani ka përjetuar një dhimbje të papërshkrueshme dhe bëri thirrje që të ndërhyjë e gjithë shoqëria dhe autoritetet për të shmangur ngjarje të tilla të rënda me protagonistë adoleshentët, në vijim.
“Vetëm drejtësi, nuk dua askush të përfitojë nga rasti. Në rast se nuk do zgjidhet ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem. Sikur ra Martini për hir të demokracisë, do bie dhe unë se s’ka çfarë më duhet më jeta.
Nuk dua kurrën e kurrës të bëj keq. Askujt nuk ia dëshiroj, por të vihet drejtësia në vend”, tha gjyshi i Martinit.
I prishëm në protestë ishte dhe babai i 14-vjeçarit dhe tezja e tij.





