E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ “Drithërima” triumfon në Sanremo; Mahmood & Blanco fitojnë festivalin e muzikes në Itali

Pas pesë netësh spektakël të jashtëzakonshëm, Festivali Italian i Muzikës Sanremo do të çojë drejt eurovizion Mahmood & Blanco.

 

Ata u kurorëzuan fitues me këngën “Drithërima” pasi mposhtën Elisa dhe Gianni Morandi në superfinale.

 

Reklamë

Mbrëmjen e së shtunës, të njëzet e pesë artistët pjesëmarrës performuan këngët e tyre për herë të fundit ndërsa rezultati u vendos fillimisht nga publiku ku u përcaktuan tre superfinalistët pasi u grumbulluan votat e publikut së bashku me renditjen provizore mesatare të netëve të mëparshme.

 

Për 29-vjeçarin me origjinë nga Egjipti, Mahmood, kjo është fitorja e dytë pas “Soldit” në vitin 2019, duke u bërë personi i parë në histori që e fiton festivalin dy herë.

 

Dueti me Blancon, vetëm 19 vjeç, duket se është pritur mirë pasi kënga “Brividi” është edhe në dhjetëshen e parë të renditjes botërore të Spotify.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Te236EDr_-k

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë