Rakip Gila, 29-vjeç, autori i dyshuar i atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por është kapur nga policia në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit”. Arrestimi i tij u bë pak pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.
Gilas ka mbërritur fillimisht në vendngjarje me një motor, të cilin e ka lënë të ndezur pranë lokalit. I maskuar, ai ka hyrë brenda lokalit dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Lexo edhe :
Related Posts
Pas atentatit, autori është larguar me vrap në këmbë dhe më pas është futur në një automjet tip “Volkswagen” që e kishte parkuar pranë lokalit. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai ka pësuar një aksident në dalje të Shkodrës, pranë urës së trenit.
Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Geridon Kraja. Të plagosur janë Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere.
/vizionplus.tv








