Mediat serbe publikuan identitetin e të riut I cili u bë protagonist I heqjes së flamujve kuqezi nga rrugët e Beogradit, dhe jo vetëm kaq por edhe djegien e tyre.

 

Nikolla Keljanoviç, foli për mediat serbe në lidhje me këtë incident duke shpjeguar se përse mori përsiper të heqë flamujt kuqezi të mbetur në rrugët e kryeqytetit serb që nga koha kur aty u zhvillua Samiti I datës 11 dhe 12 tetor.

 

 “Po udhëtoja me një shokun tim në bulevard kur pashë flamujt e Shqipërisë. Ndaluam me qëllim për t’i hequr. Kur u afruam, 4 djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën. Vazhduam dhe hoqëm disa flamuj . Nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka dhe nga ata që na urrejnë, dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua të shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka mbaruar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.

 

Video e postuar nga vetë të rinjtë në rrjetet sociale është bërë virale, dhe erdhi vetëm pak para para mbërritjes në beogradit të kryeministrit Rama në kuadër të takimit të radhës të “Open Balkan”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *