E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

VIDEO/ A$AP Rocky shpallet i pafajshëm, momenti viral kur përqafon Rihannën pas vendimit

Rapperi A$AP Rocky, i njohur me emrin e tij të vërtetë Rakim Mayers, është shpallur i pafajshëm për akuzat për përdorimin e armës ndaj një shoku të dikurshëm. Një juria në Los Angeles e shpalli të pafajshëm për dy akuzat për sulm me armë, të cilat mund të çonin deri në 24 vjet burg.

Terell Ephron, i njohur si A$AP Relli, pretendoi se A$AP Rocky qëlloi ndaj tij gjatë një sherri në një rrugë të Hollywood-it më 6 nëntor 2021.

Reklamë

Pas shpalljes së verdiktit të pafajshmërisë, A$AP Rocky u hodh drejt familjes së tij dhe partneres së tij, Rihanna, të cilat ishin të pranishme në sallën e gjyqit. Moment ky që ka bërë xhiron e rrjetit. Rihanna kishte sjellë dy djemtë e tyre, RZA dhe Riot.

Mayers falënderoi familjen dhe jurinë, duke thënë: “Faleminderit Zotit që më shpëtoi jetën.”

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë